Kandidati i PD-së në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar ditën e sotme në një emision televiziv, faktin se në SPAK kanë mbërritur në shqip, dy dosje të forta të trafikut të drogës.
Sipas gazetarit, këto dy dosje i kanë humbur qetësinë Edi Ramës dhe sipas Çollakut, në ato dosje ka shumë ministria, deputetë dhe kandidatë për deputetë.
Edi Rama e di çfarë di Chris LaCivita, di më tepër se ne, di se çdo të ndodhë këtu me Ramë.
Ka dy momente shumë interesante. Kanë ardhur dy telefona të rinj në Tiranë.
Jo nga ata që përdor Rama, por ata që përdor shoqëria e Ramës, që në u themi SkyEnchro, janë dy telefona të mafias, krimit të organizuar, biznesit. Njëri i arrestuar dhe ekstraduar, tjetri është një lojtar fushate që nga sikleti dhe sakëlldia, një sipërmarrës, ka dalë duke bërtitur, është në dosjet e SkyEnchro dhe këta janë më histori droge, kokaine, pastrim parash, investitorë strategjikë.
Janë në komunikime me qeveritarë e ministra, e nuk po shkoj më lart se do të dali vetë. Do dali vetë emri më lart se sa ministrat.
Nëse nuk do e bëjnë ata, do e bëjmë ne. Ja njëri nga ata që do e bëjë, e ke këtu në tavolinë. Nuk do kursejmë asnjë bandit ne.
Ky është një siklet shumë serioz, janë dosje shumë voluminoze. Nuk ja ka ndarë trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe investimeve me leje qeveritarësh e ministrash, këtu në Shqipëri dhe ka pasur përpjekje të një ministri për ta takuar të arrestuarin jashtë. Nuk u la nga autoritet përkatëse.
Erdhi telefoni para, banditi mbrapa, janë marrë punë publike me shumicë, nga këto njerëz dhe janë shokët e Ramës, e ai i di ato. Kjo është një nga arsyet kryesore të humbjes së qetësisë së zotësisë.
Miqtë e SPAK-ut i dinë këto gjëra, me emra, ministra, deputetë, kandiatë që janë aktualisht, por këta zotërinj duhet të shkojnë në qeli.
Kopjet që kanë ardhur nuk janë të vetmet, shqip kanë ardhur nuk ka nevojë për të humbur kohë, janë njerëz shumë të afërt me ministra dhe kabinetin e kryeministrit’, tha Basir Çollaku.