Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në rajonin Karesi të Balikesir, Turqi.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka bërë të ditur se nga shpërthimi kanë humbur jetën 13 persona dhe 3 janë plagosur.
Një pjesë e fabrikës nga shpërthimi është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona.
Në informacionet e para nga mediat turke thuhet gjithashtu se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim, por për një aksident.