Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketat e prodhimit amerikan për të qëlluar objektivat ushtarake brenda territorit rus.
Shpërthimi është raportuar në qytetin Voronezh, në perëndim të Rusisë dhe pranë kufirit me Ukrainën si dhe është kapur në video nga kamerat e sigurisë.
Megjithatë mbetet ende e pakonfirmuar nëse bëhet fjalë apo jo për sulm nga ushtria ukrainase.
Forcat e Ukrainës kanë në arsenalin e tyre raketa amerikane ATACMS me precizion të lartë dhe një rreze rreth 200 kilometra, të cilat nuk i kanë përdorur dot deri më sot për të qëlluar bazat ushtarake brenda territorit rus.