Aktualitet

Shpërthime me dinamit, kompanisë “Gjoka Konstruksion” i shembet edhe rruga e Dhërmiut! Masivi i gurëve bllokon qarkullimin

Shpërthime me dinamit, kompanisë “Gjoka Konstruksion” i shembet edhe rruga e Dhërmiut! Masivi i gurëve bllokon qarkullimin

Rrugët për të cilat janë harxhuar qindra miliona euro nga paratë e buxhetit të shtetit po shemben njëra pas tjetrës dhe sipas ekspertëve të fushës dhe inxhinierëve, shkaqet kryesore janë mungesa e studimeve gjeologjike, projekteve serioze, punime pa cilësi, firma jo serioze dhe mbi të gjitha abuzimi financiar dhe përfshirja e politikës me qëllime elektorale.

Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Librazhd dhe më gjerë.

Bëhet fjalë për rrugën e Dhërmiut, siç shihet edhe në foto.

Mësohet se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.

Ndërkohë, dëshmi nga terreni bëjnë të ditur se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpërthime me dinamit, që kanë ndikuar në pasojat e krijuara.