Dëmtimi i Samuel Çukvuezes zgjat listën e të dëmtuarve te Milani. Nigeriani ka një problem në kofshë që do të vlerësohet gjatë ditës së sotme, po prania e tij në Superkupës është në dyshim të fortë. Diskutimi ngjashëm për Leaon që nuk ka regjistruar përmirësimet e pritura dhe mund të humbasë gjysmëfinalen me Juventusin që do të luhet të premten.
Përmirësime ka vetëm Pulisiç që për në Riad duhet të gjej formacionin, teksa ende me probleme janë Ruben Loftus-Çik dhe Joviç. Këta dy të fundit kanë shanse rikuperimi, megjithatë thuhet se Fonseka po bën llogaritë me lojtarët që kanë qenë të gatshëm ose që kanë luajtur në ndeshjet e fundit të Milanit.
Edhe Musah është ende jashtë të disponushmëve dhe nuk duhet të luajë në ndeshjet e Superkupës të cilat me siguri i ka humbur Noha Okafor, problemi i të cilit në pulpë nuk duhet të zgjidhet përpara fundit të janarit.