Sali Berisha është lënë i lirë gjatë ditës së sotme me vendim surprizë të Gjyqtares së Posaçme, Fjorela Davidhi.
Si rallë herë, Sali Berisha la pas akuzat për SPAK dhe GJKKO pasi ditën e sotme ka falenderuar gjyqtaren Davidhi teksa e cilëson vendimin e saj “një nderim” për moralin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar”, tha Berisha.