“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta.
Sipas tij kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.
Fishta i bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.