Ish-deputeti, Myslim Murrizi dhe ish-ministri, Arben Malaj janë përfshirë në një sherr në distancë ditën e djeshme, ku shkëmbyen replika dhe akuza në rrjetet sociale.
Përplasja duket se ka vijuar edhe ditën e stome. Malaj në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka hedhur poshtë akuzat e Murrizit, se ai ose familjarët e tij, kanë përfituar të ardhura nga “Bankers” apo institucionet publike gjatë periudhës 1997-2005.
“Asnjë qindarke direkt apo indirekt nga asnjë biznes. Asnjë familjare i punësuar në Dogana, tatime dhe asnjë institucioni tjetër publik gjate 1997-2005. Asnjë qindarke para publike direkte dhe indirekte nga familjarët e mi që prej 1992- 2025. Është e lehtë të jesh shpifës publik është e pa mundur për heroin e vetëshpallur Murrizi, te jesh korrekte me ligjin dhe mos përfitimet direkte dhe indirekte nga paratë publike. Po merrem me këtë shpifës ordiner jo se kam ndonjë gjë personale, por sepse është bërë një ndotës publik mediatik me banalitetin e tij me gjuhën alabake dhe ulërimat edhe mbi limitet e ligjit te zhurmave dhe në mungesën të integriteti”, shkruan Malaj.
Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja nga Myslim Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat e Malajt se në vitin 1997 e kishte kërcënuar me bandat e Fierit, pasi Malaj e kishte shkarkuar si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
“Nuk të kërcënova e as të ofendova në zyre se nuk jam soj zagaresh dhe nuk të p**ja fare, se ishe mender ministër, se ishe pa vota por si i dh* në brekë nga sikleti na mbushe raki në gota shampanje e me the që kishe menduar të më lëvizje e të më emëroje nëndrejtor tek INSIGU. Ashtu siç mashtrove ish-nëndrejtorin e Doganës, të ndjerin Avdyl Matoshi dhe e zëvendësove me ish ortakun tënd, Bujar Leskaj, e ai ta kompensoi me klering duke të bërë doktor shkencash”, shkruan Murrizi.
Më tej ish-deputeti demokrat, akuzon Malajn se po gënjen sa i takon mos përfitimit të asnjë qindare nga postet publike që ka mbajtur. Sipas murrizit nëse asokohe do të kishin dal telefonat BQ apo SKY, ECRO CHAT, ish ministri Malaj do të ishte dënuar me 100 vite burg me komunikimet që do gjendeshin aty.
“Shyqyr që nuk kishin dalë telefonat BQ apo SKY, ECCO CAT në atë kohë, mor Ben lapanjozi, se ti do ishe dënuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanët e Vlorës e të gjithë Shqipërisë dhe 25 vjet si hajdut që “shite” frigoriferin e Durrësit për një copë bukë, pasi të ngrohu xhepin ai që e bleu, shkruan më tej Murrizi!
Postimi i plotë i Arben Malajt:
Asnjë qindarkë direkt apo indirekt nga asnjë biznes. Asnjë familjar i punësuar në Dogana, Tatime dhe asnjë institucion tjetër publik gjatë viteve 1997-2005. Asnjë qindarkë para publike direkte dhe indirekte nga familjarët e mi që prej viteve 1992-2025. Është e lehtë të jesh shpifës publik, është e pamundur për heroin e vetëshpallur Murrizi, të jesh korrekt me ligjin dhe mos të përfitosh drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga paratë publike. Po merrem me këtë shpifës ordiner jo se kam ndonjë gjë personale, por sepse është bërë një ndotës publik mediatik me banalitetin e tij, me gjuhën alabake dhe ulërimat, edhe mbi limitet e ligjit të zhurmave dhe në mungesë të integritetit.
Asnjë qindarkë nuk kam përfituar nga Bankers apo nga ndonjë kompani tjetër. Prandaj unë nuk bëra dot kolegj apo universitet, ndërsa ti e ngrite “Justinianin”, kolegj juridik, nga hiri. Shiko sa shpifës je: kur kishe bindjen se kishim vjedhur, pse nuk më denoncove dhe pse nuk e denoncon? Veteriner Murrizi, ke mungesë të theksuar edhe të njohurive minimale juridike, por edhe ekonomike. Ligjërisht, të kesh dijeni për një krim dhe të mos e denoncosh, dënohesh, o shoku veteriner që themelove universitet në Jurisprudencë. Sa më shumë hap grykën shpifëse ti, aq më e qartë bëhet se sa shpifës dhe kriminel je në shpirtin tënd.
Mos harro se policia tatimore, ku drejtoje edhe ti, u bë struktura më kriminale kundër socialistëve dhe mbështetësve të saj pas vitit 1994, kur udhëheqësi juaj i përjetshëm shpirtëror humbi referendumin për t’u bërë “mbret i Shqipërisë”. Aq kriminale ishte struktura dhe partia ku ti shërbeje i devotshëm, me plot të fortë dhe rrugaçë pas teje, sa FMN-ja kushtëzoi çdo ndihmë për Shqipërinë, duke vënë mbi tavolinë dy kushte: e para, kërkoi pastrimin e skemave piramidale; e dyta, shpërbërjen e policisë financiare, ku kishte specialistë të mirë, por ku komandonin kriminelët si ky shpifësi ordiner.
E premtuat se do ta krijonit Policinë Financiare sapo të vinit në pushtet. Ishit 8 vite në pushtet 2005-2013 dhe nuk guxuat të rikrijonit Policinë Financiare, sepse ishit të bindur për CV-në kriminale të saj dhe se nuk jua lejuan SHBA, FMN dhe BE. Aq keq i përdorët ju strukturat e doganave, tatimeve, policisë tatimore dhe disa punonjës të Ministrisë së Financave, sa një javë pasi u bëra ministër i Financave të vendit tim në 9 mars 1997, në kulmin e krizës që ju deshët ta shndërronit në luftë civile, një ditë, një burrë fisnik nga Veriu, ekspert në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Financave, më ftoi të shikoja nga zyra e tij dy makinat e stafit të Ministrisë së Financave.
U tmerrova: kishin brenda skafandra dhe shkopinj gome me të cilat vazhdonin të rrihnin protestuesit kundër qeverisë së piramidave. I thirra lart, zbritëm poshtë dhe u kërkova të hapnin dyert e furgonëve “fouristrada”. Ikën të turpëruar nga puna. Më vonë, njëri prej tyre më kërkoi ndjesë për verbërinë dhe keqpërdorimin e tyre nga një pjesë e stafit politik të Ministrisë së Financave.
Unë e dua vendin tim pa asnjë kushtëzim. Ju i përdorët mish për top mbështetësit tuaj për pasurimin tuaj, ndërsa unë në 2005, si ministër i Financave të vendit tim, nxora një urdhër administrativ që asnjë punonjës i taksave, tatimeve dhe Ministrisë së Financave nuk duhej të merrte pjesë në komisionet e numërimit të votave. Kjo, sepse ata ishin shërbëtorë në mbledhjen e të hyrave buxhetore që paguheshin nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë, pavarësisht se ishin anëtarë të partive të ndryshme politike. Urdhri synonte depolitizimin e administratës tatimore.
Unë nuk gënjej – kërkoje dhe do ta gjesh urdhrin në arkivat e Ministrisë së Financave, po të ndihmoj, është përpara zgjedhjeve parlamentare 2005. Ju, sapo erdhët në pushtet, pushuat shumë tatimorë dhe doganierë duke keqpërdorur këtë urdhër. Kjo, pasi të gjitha vendet që krijuat nga këto pushime jo ligjore, pasi ata i fituan gjyqet me ju, i shitët, duke futur në administratë shumë militantë fanatikë të PD-së, apo arkëtarë personalë të disa deputetëve.
Kaq mjafton.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
Edhe pse nuk dua të bëhem pis me një mashtrues ordiner si Ben Malaj, jam i detyruar t’ia plas përsëri në surrat mashtrimet ordinere të dyta pas mashtrimit të parë si fundërrinë se unë kisha qenë deputet në vitin 2005 e që nuk di të kërkoj falje, se fundërrinat mendojnë që mashtrimin e parë e mbulojnë me një mashtrim tjetër.
Nuk kam menduar kurrë që je kaq fëlliqësirë sa të sajosh gjëra që jo vetëm nuk kanë ndodhur, por as imagjinata e një psikiku mendor nuk mund t’i sajonte.
E para, mor Ben, unë si nëndrejtor tatimesh isha i emëruar nga Kryeministri Meksi dhe shkarkimi im mund të bëhej nga Kryeministri i ndjerë Fino, por që, sipas marrëveshjes së 6 marsit, asnjë firmë nuk kishte vlerë pa kundërfirmën e Sekretarëve të Shtetit, që në atë kohë ishte Zoti Ekrem Kastrati, e që nuk firmoste kurrë atë që donit ju dhe bandat që ju komandonin.
Ndaj mos mashtro prapë, se edhe pse nuk e paske problem turpin, bëhesh akoma më shumë palaço për një rrogë që të japin si lehës me pagesë.
E dyta, nuk të kërcënova e as të ofendova në zyrë, se nuk jam soj zagarësh dhe nuk të pirdhja fare se ishe mëndër ministër, se ishe pa vota, por si i dhjer në brekë nga sikleti, na mbushje raki në gota shampanje e më the që kishe menduar të më lëvizje e të më emëroje nëndrejtor tek INSIG-u, ashtu siç mashtrove ish-nëndrejtorin e doganës, të mjeri Avdyl Matoshi, dhe e zëvendësove me ish-ortakun tënd Bujar Leskaj, e ai të kompenson me klering, duke të bërë doktor shkencash leshi me Prof. Omer Stringën, me të cilin u prishe pas një viti, siç je prishur dhe zënë si qen me të gjithë prej 35 vitesh.
Unë të thashë me qetësi që nuk e ke ti në dorë shkarkimin tim, por KM dhe se unë kam menduar të rri këtu deri në 29 qershor kur të bëhen zgjedhjet.
Në atë kohë të njihja si hajdut dhe enverist, por jo si mashtrues e fëlliqësirë që shpif e mashtron si ordiner.
Dhe nuk ika me bisht ndër shalë, mor spurdhjak, por nuk të dhashë as dorën dhe kam qëndruar e jam paguar si nëndrejtor tatimesh deri më 6 gusht 1997, kur bëra betimin si Deputet.
Unë jam nga fshati Sulzotaj i Lushnjes, mor “trim” hibrid që ndryshon vendlindjen sipas rastit, herë thua nga Tepelena, herë nga Vlora e Mallakastra, dhe nuk kam pasur asnjë lidhje në 35 vite me asnjë bandë apo bandit, e aq më pak me bandat e Fierit, që ishin dhe janë shërbëtorë të partisë që të bëri ty ministër.
Shyqyr që nuk kishin dalë telefonat BQ apo SKY, ECCO CAT në atë kohë, mor Ben lapanjozi, se ti do ishe dënuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanët e Vlorës e të gjithë Shqipërisë dhe 25 vjet si hajdut që “shite” frigoriferin e Durrësit për një copë bukë, pasi të ngrohu xhepin ai që e bleu.
Pastaj ti, mor Ben Cenaj në atë kohë e Ben mashtruesi sot, edhe thua që ishe “trim” i rrallë se je nga Tepelena, edhe thua që unë “frikacaku” nga Lushnja të paskam kërcënuar e ti qenke dhjer nga frika e nuk më hoqe dot.
Tani ndaje pak, Ben mashtruesi, se çfarë ke qenë, se të dy mashtrimet nuk të shkojnë.
A ke qenë trim apo mut??
Po, është shumë e vërtetë, Ben piramida, që unë kisha mbaruar VETERINAR në vitet 1987-1992, por jam krenar që kam mbaruar VETERINAR, se sa të isha një ekonomist ordiner si ti, që je bërë dr. shkencash me temë si t’u marrim paratë shqiptarëve, duke qenë drejtor i bordit të këshillit ekonomik të firmës piramidale CENAJ.
Për VETERINAR më çuan, Ben, në vitin 1987, edhe pse kisha mbaruar të mesmen ditën me mesatare 9.8, se nuk u bëra dot spiun sigurimi, Ben, si ti, e të kisha shkuar në Universitetin e Tiranës, duke mbaruar shkollën e mesme natën në Llakatund të “Tepelenës”, meqë je Tepelenas.
Dhe të drejtën e studimit ta dhanë 21 vjeç, Ben, pra 3 vjet me vonesë, pasi të vunë dhe një emër tjetër përveç emrit Ben, ata shejtanër të sigurimit. Po ti, pas zgjedhjeve, a e mban mend se ke emëruar drejtor tatimesh, mor Ben piramida, meqë unë isha jashtë profilit si nëndrejtor???
Ben Ametajn, o mashtrues ordiner, që kishte mbaruar për mësues anglishteje dhe jo financier, se atë të thanë ata që të komandonin si zagar e atë vure. Tritan Shehun, mor Ben lepirësi, e kam pasur mik nga viti 1990 dhe e kam prapë shumë mik, madje kurrë nuk e kam prishur miqësinë edhe në vitet 1999-2005, kur Tritani iku nga PD, sepse unë nuk i shes miqtë sipas partive e nuk zgjedh miq kurrë sipas karriges së pushtetit, siç bën ti, që sot nuk ke asnjë mik në PS e në politikë, se të kanë njohur mirë çfarë mashtruesi bastard qenke.
Bashkëshortja ime, mor qelbanik e zagar që shpif si fëlliqësirë, nuk ka pasur kurrë vizë as në vitin 1997, e as më pas deri në vitin 2006, e nuk ka dalë kurrë jashtë shtetit në ato kohë dhe, falë të Madhit Zot, nuk ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore që të kurohej jashtë. Por, siç duket, e ke ngatërruar me ndonjë vizë që mund të ketë marrë bashkëshortja apo familja jote, ose ndonjë anëtar bande për të ikur jashtë, që të dërgonte paratë që vidhje ti, fundërrinë, si ministër.
Pastaj, kush ishe ti, mor qelbanik, që jepje viza, se vizat nga viti 1990 deri në vitin 2010 i jepnin Ambasadat.
Por, meqë ke kohë që ke çarë satokartin e të falet, se në rrjedhjen e lirë psikike që ke pësuar nuk di çfarë përtyp e nuk mban mend gjatë, po të tregoj unë një detaj të “miqësisë” tonë në atë kohë, që të është dukur sikur më ke ndihmuar për vizë.
Në 29 qershor 1997 unë u zgjodha deputet, mor Ben spurdhjaku, dhe 10 ditë më pas, më 8 korrik 1997, jam bërë baba, e ti, mor Ben pordha, për t’u dukur xhentil si dhjaks e servil i pështirë, duke menduar që do ishim në parlament bashkë, më ke dërguar një telegram urimi në postën e Lushnjes.
Unë e vlerësova miqësisht këtë telegram dhe në parlament, kur miku im Nard Ndoka të fuste mikrofonin në gojë çdo seancë, i thashë një ditë që boll, se nuk ka lezet, ngaqë unë kam një detyrim njerëzor për të, vetëm për atë telegram, e pas asaj seance Nardi nuk ta futi më kurrë në gojë mikrofonin.
Dhe që të kujtohesh për “trimërinë” tënde si hibrid laberie dhe qenien time “frikacak” si lushnjar, po të kujtoj që mos-pjerdhja ime për ty vazhdoi edhe kur mbajta 4 vjet si deputet makinën që kisha si nëndrejtor tatimesh, e nuk pordha as për ty, e as për drejtorët e tu të tatimeve, nga ish-miku yt Ben Ametaj me profesion anglishteje, meqë ti bëje emërime sipas profesioneve deri tek enveristi Bujar Brovina, që çdo javë sillte nga një shkresë në Parlament, e unë fshija trapin me ato shkresa, se më dukej sikur fshija trapin me ty.
Tani, mor Ben mashtruesi, dil e shpif sa të duash për “trimëritë” tuaja të asaj kohe, por kujdes mos ha mut më shumë seç duhet, se unë “frikacaku” edhe mund të ta rikujtoj fije për pe të gjithë vitin 1997, madje edhe makinën e doganës që u dogj në Qafën e Sokolit me gjithë ata që ti përdorje si transportues, e do më bësh telegram tjetër pastaj.
Ndjesë miqve të mi virtualë që po ju bezdis duke shkruar dy herë për një fundërrinë, por unë acarohem shumë kur shoh që shpifin mashtrues ordinerë e fëlliqësira që lëpijnë çfarë pështyjne, edhe për të tjerë që i njoh, e jo më për personin tim, ndaj këtë sqarim të gjatë e të besdishëm nuk e kam bërë për Ben lepyrën, por për hir të së VËRTETËS.