LifeStyle

SKANDAL në “Për’puthen”! Përjashtohet nga programi opinionisti Laert Vasili, shkëmbeu puthje të zjarrtë me konkurrenten

SKANDAL në “Për’puthen”! Përjashtohet nga programi opinionisti Laert Vasili, shkëmbeu puthje të zjarrtë me konkurrenten

Një skandal i ndodhur së fundmi në emisionin “Për’puthen” i ka kushtuar “karrierën” opinionistit të programit, Laert Vasilit.

Burime për media kanë bërë me dije se Laerti është pezulluar nga programi pasi ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej konkurrenteve.

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të reja që mund të çojnë në identifikimin e konkurrentes por thuhet se puthja mes saj dhe opinionistit ka ndodhur në prapaskena. Për rrjedhojë të ngjarjes dyshohet se është marrë vendimi përfundimtar për pezullimin e Laertit nga programi.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar as nga Laerti as nga produksioni i këtij reality show. Pritet për t’u parë në vijm nëse do të kemi një reagim zyrtar për këtë situatë.

Sakaq, Laert Vasili është parë aktiv në rrjetet e tij sociale por sërish nuk ka reaguar në lidhje me këtë situatë.