Kulturë

Skënder Luarasi, shqipëruesi, publicisti dhe studiuesi i shquar i letrave shqipe

Më 19 janar të vitit 1900 lindi Skënder Luarasi, i biri i patriotit të shquar, Petro Nini Luarasi.

Skënder Luarasi ndoqi shembullin e t’et, duke punuar gjatë gjithë jetës në të mirën e çështjes kombëtare. Ai e nisi aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Gjatë karrierës së tij shërbeu si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit.

Skënderi ndërmori nismën për themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe qendroi si anëtar i kryesisë së saj deri në nëntor 1949.

Prej vitit 1946, deri në vitin 1950 ushtroi detyrën e deputetit.

Skënder Luarasi, shqipëruesi, publicisti dhe studiuesi i shquar i

Prej tij trashëgojmë shumë vepra të natyrës shkencore, shoqërore, kombëtare, si edhe monografi të figurave monumentale në historinë dhe letrat shqipe, si: Isa Boletini, Ismail Qemali, Motrat Qiriazi, Migjeni etj.

Skënder Luarasi u nderua në 1960 me “Urdhrin e Flamurit” dhe në 1996 me “Nderi i Kombit”, për veprimtari të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare.

U nda nga jeta më 27 prill të vitit 1982.