Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump në rikthimin e tij si Presidenti i 47-të i ShBA-ve dhe tashmë shefi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, mbajti fjalën e tij në hapjen e fushatës elektorale të opozitës në Sheshin ‘Nënë Tereza’.
Duke bërë krahasimin me sulmin e socialistëve në ShBA për të burgosur Donald Trump dhe sulmin e socialistëve në Shqipëri për të burgosur opozitën, LaCivita theksoi se siç dështuan në Amerikë, ashtu do të dështojnë dhe në vendin tonë.
LaCivita bëri një përmbledhje të shkurtër të qeverisjes kriminale 12 vjeçare të Edi Ramës, ku theksoi se përgjatë këtyre viteve Shqipëria ka pasur vetëm krim, drogë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë të larguar nga vendi.
Në fund të fjalës së tij, LaCivita i bëri thirrje shqiptarëve që në 11 maj të votojnë për Sali Berishës dhe t’i japin shpresë njerëzve.
Chris LaCivita: Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.
Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?
Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim,
12 vite drogë,
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik.
Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?
Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë.
Dhe jepini njerëzve shpresë.
Faleminderit. Zoti ju bekoftë!