Sport

“Sot ishte më e vështirë se ndaj Partizanit, Tiranës dhe Egnatias”, Gvozdenovic pas fitores me Bylisin: Kam një grup shumë të mirë

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sifda e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Kam një grup të mirë, një grup të fortë. Çunat nga stoli treguan që janë gati, të luajnë mirë dhe të sakrifikojnë për skuadrën, ky ishte çelësi i suksesi. Bravo çunave, për sot dhe 4 javët paraardhëse. Ne ishim mirë nga fillimi dhe në pjesën e parë. Pas golit të shënuar, Bylis u fut në lojë dhe kishte rast me goditje standarde, pastaj ne përsëri dominuam dhe kontrolluam pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Ballshi ishte më mirë, ndërsa ne po luanim për kundërsulme. Kishim raste për të shënuar golin e dytë. Unë kisha sikletin mos do të bëjmë gabim dhe do të festonim para kohe. Sot ishte më e vështirë se me Partizanin, Tiranën dhe Egnatian, por këto 3 pikë kanë shumë vlerë”, u shpreh Gvozdenovic.