Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë një “skanim” të personave në rrethin e ngushtë të Erion Veliajt, të cilët janë kontrolluar dhe po hetohen nga SPAK sëbashku me kryebashkiakun.
Mes tyre, një person kyç është Elman Abule, biznesmen që njihet si mik me Veliajn dhe që ka marrë edhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, në zonën e Kombinatit ku kishte edhe protesta nga banorët.
“Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë, sipas pistave të hetimeve që dyshon SPAK, rezulton se shtetasi Elman Abule, zotëron 6 kompani në Shqipëri, në fushën e përpunimit të metaleve, me lëndën e parë hekurin dhe disa të tjera, me lëndën e parë aluminin, bakrin dhe metale të tjera, por edhe në investimin në centrale dhe projektimin e centraleve të energjisë elektrike.
Nga bilancet e depozituara pranë QKB, duket sikur këto kompani që zotërohen nga shtetasi Elman Abule, qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje.
Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011 por për katër vite rresht nuk ka patur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit, ku ka patur edhe një protestë, lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.
Veliaj ka dhënë lejen e ndërtimit. Ajo që e bën pak të dyshimtë çështjen është se, duke qenë se disa pallate gjatë kohës së rindërtimit, në Kombinat u prishën, kërkuan të jepej leje në lulishten për të cilën Veliaj ka refuzuar, që të japë lejen për shkak të statusit të tokës që ka qenë lulishte. Më pas, në momentin që kompania e mikut të tij, Elman Abule, është ndërtues në të njëjtën parcel, ka dhënë miratimin e lejes.
Kur banorët e Kombinatit që iu prishën shtëpitë, kërkuan të ndërtohej pallati, në afërsi të të njëjtit vend ku e kanë patur shtëpinë, zoti Veliaj i tha jo këtu nuk lejohet, do të shkoni në Sharrë, ku kanë dërguar një pjesë të banorëve të Kombinatit. Na rezulton se ndërtuese është subjekti që zotërohet nga miku i zotit Veliaj, leja është dhënë.
Zonja Lala, përmendi se është ushtruar kontroll edhe pranë Adela Kondakçi. Rezulton se kompania e Adela Kondakçi, quhet EGM, është themeluar në vitin 2021. Nuk rezulton të ketë fitime dhe xhiro të shumta. Xhiro mesatare kap shifrën, 120 mijë euro në vit. Ka fokus aktivitetin e marketingut, publicitetit dhe shërbimeve financiare.
Dyshimet e SPAK janë për përodorim të faturave fiktive. Kur ka para kesh, duhet ti depozitosh në bankë dhe ti justifikosh, të kesh barrën e provës se nga të kanë ardhur këto para. Ndaj kompani të lidhura me zonjën Ajola Xoxa, në fakt janë OJQ, arrijnë ti kërkojnë miqve të tyre, të presin faturë shërbimi për të justifikuar qarkullimin e kesh, por në fakt, ai shërbim as nuk jepet dhe as nuk merret por vetëm mundësohet qarkullimi i parave.
Driand Zeneli mund të lidhet me inceneratoërt, sepse është artist dhe kurator, i cili ka qenë i akuzuar nga një gazetari hollandez, Vincent van Gerven Oei, i cili ka shkruar një artikull investigativ, që tregon lidhjet se si kompania Integrated Energy, ka financuar ndërtimin e një vepre arti në landfillin e Sharrës dhe për këtë ka paguar kompania”, tha Xama.