Sport

Spaleti: Gjermania na e bëri mirë, ky ekip do të na japë kënaqësi

“Tapiri i Artë” i tretë për trajnerin e Italisë, Luçiano Spaleti, pas eliminimit të hidhur të kombëtares ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Emisioni satirika nuk e ka kursyer komisarin teknik të Italisë, duke i dorëzuar çmimin “tallës”.

Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë nga ana e 66-vjeçarit, që për gazetarin që i dorëzoi “çmimin” u shpreh: “Tani për Kupën e Botës do të jetë pak më e vështirë, por unë po eci përpara me këtë grup, pavarësisht nga ato që thuhen. Përballë kishim një kombëtare të fortë si Gjermania, së cilës i krijuam jo pak vështirësi. Kemi 13 vjet që nuk i mundim, e di, por ndoshta do të kemi raste të tjera për t’i kthyer reston”.

REAGIMI – Spaleti u pyet edhe për “golin e bujshëm nga këndorja” me rastin e dyfishimit të rezultatit nga gjermanëve. Trajneri “axurr” pranon gabimin e nënvlerësimit të situatës nga shumë prej lojtarëve të tij: “Për atë gol, fola me djemtë në pushimin e ndeshjes dhe u thashë se çfarë duhej të bënim. Prisja një reagim, që erdhi me tre gola të shënuar. Me pak fat mund të kishim çuar ndeshjen me shtesë”.

Dhe në fakt, sfida me Gjermaninë u ndikua edhe nga një episod ku arbitri Marçiniak anuloi me VAR një penallti. Edhe në këtë rast, Spaleti ka diçka për të thënë. Për arbitrin ishte penallti e diskutueshme e akorduar fillimisht për Italinë dhe më pas e hequr. Nuk di të them se çfarë ndodhi, sa herë që arbitroj në stërvitje marr ofendime që nuk mund të thuhen nga lojtarët. Ky është një tregues, që mbase unë nuk di të gjykoj”.