Kronikë

Specialisti frutikulturës dhe prodhuesi më i madh i fidanëve frutorë në Shqipëri, ndahet nga jeta sipërmarrësi Shkëlqim Mullalli

Specialisti dhe profesionisti i shquar i frutikulturës, sipërmarrësi korçar Shkëlqim Mullalli ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e jep organizata profesionale bujqësore “ADAD“, ku Shkëlqimi ishte anëtar prej 25 vitesh.

Ai ishte një profesionist i frutikulturës, me një kontribut të çmuar në zhvillimin e këtij sektori, jo vetëm në rajonin e Korçës, por në mbarë Shqipërinë.

“Kontributi i tij profesional dhe njerëzor ka lënë gjurmë të thella dhe do të mbetet një vlerë e çmuar për sektorin e bujqësisë”, njofton organizata profesionale bujqësore “ADAD”, ku Shkëlqim Mullalli ishte anëtar i Këshillit Administrativ.

Gjithashtu, sipërmarrësi korçar ishte njëkohësisht edhe bashkëthemelues i AGRIVET në Zëmblak, prodhuesi më i madh i fidanëve frutorë në Shqipëri.

Që një dekadë më parë, Shkëlqim Mullalli kishte në fshatin Zemblak një nga fidanishtet më të mëdha të mollëve ne te gjithë Qarkun e Korçës. Ai arrinte të prodhonte ne vit 100 mijë fidanë të llojeve të ndryshe të mollëve, në një sipërfaqe prej 5 ha.