LifeStyle

“STRES, shyqyr s’kishim FËMIJË”/ Egli hap zemrën: Ja pse u ndava nga Olsi Bylyku

Banorja e BBV, Egli Tako, ka folur për historinë e saj të dashurisë me Olsi Bylykun, marrëdhënie 5-vjeçare e cila nuk pati një fund të lumtur, pasi dyshja vendosën të ndaheshin, ndërsa ende nuk dihet arsyeja

Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.

Ajo theksoi se “ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër”, duke shtuar se marrëdhënia duhet të përfundojë kur shikon që të jep më shumë stres se kënaqësi.

“Më mirë tani se sa më vonë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi paraprakisht ardhja në jetë e ndonjë fëmije, ndonjë martese apo ceremoni. E kishim biseduar martesën, por plane jo. Ndoshta kemi qenë të vegjël, ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër. Kur e shikon që më shumë të jep stres se sa kënaqësi. E them që 5 vite janë shumë”, tha Egli Tako.

Këngëtarja është shprehur se gjatë marrëdhënies së tyre, e kishte fituar besimin e aktorit dhe se në asnjë moment nuk ka dyshuar tek ai.

Ndërsa shtoi se i uron Olsi Bylykut më të mirat në jetën e tij, ndërsa u shpreh se “nuk është fundi i botës”.