Ilir Demaliaj guxon edhe të vrasë njerëz, por edhe të bëjë urinën në mes të sheshit ‘Skënderbe’, sepse ka një mbështetje. Ka mbështetje kryeministrin Rama dhe gruan e tij, Linda.
Qysh dje vlojnë mediat, portalet, youtub dhe të qeshurat rrugëve. Dy njerëz të të njëjtës prerje i kanë hyrë njëri tjetrit me grushte.
Dhe ku? Në Hotelin kryesor të Tiranës.
Dhe kur?
Në kohën kur në një nga sallat e Hotelit po mbahej Konferenca Kombëtare për Sigurinë e të Ardhmes, nën kryesimin e Sali Berishës. Aty vjen Ilir Demalian dhe fyen Kujtim Gjuzin. Ky lëvizi pak mustaqet dhe heshti. Ai tjetri shkoi; edhe ai gjithë lesh.
U duk se puna u bë e leshtë dhe u zbut. Por jo. Ilir Demaliaj, refugjat në Amerikë dhe analist i shquar në televizionet e Shqipërisë, kthehet te ‘vendi i krimit’. I Afrohet Gjuzit, por Gjuzi thotë se ‘kisha instinktet e sportistiot dhe e shmanga’.
Në fakt nuk i dihet nëse e kanë ngrënë nga një grusht apo shqelm; përderisa në një video që po qarkullon, tregon një njeri që shtrihet përtokë në hollin e hotelit.
Njëri është i interesuar që ‘të ketë plasur gjaku’; ndërsa tjetri është i interesuar të thotë se ‘nuk ndodhi gjë, e bllokova unë’.
Mendoni çfarë dy burra po luftonin në hotelin kryesor të Tiranës.
Sapo u dha lajmi se Ilir Demaliaj ‘ky far burri trim mbi trima’ sipas një kënge të vjetër popullore, guxoi të sulmojë Kujtim Gjuzin, kryetar i Konservatorëve ose njëfarë Trampi i Shqipërisë.
Përgjigja ishte shumë e qartë: Ilir Demaliaj guxon edhe të vrasë njerëz, por edhe të bëjë urinën në mes të sheshit ‘Skënderbe’, sepse ka një mbështetje. Ka mbështetje kryeministrin Rama dhe gruan e tij, Linda.
Linda dhe Ilir Demaliaj janë kushërinj. Këtë shpallje e bëri vetë Linda, se askush nuk mund t’i besonte Ilir Demaliajt.
Linda Rama e çoi aferën edhe më larg: Publikisht, në sy të të gjithë botës, në një aktivitet publik, para kamerave e mori përkrahu Ilir Demaliajn dhe tha:
‘Sa kohë që nuk jemi takuar?! Jemi kushërinj!’.
Kjo donte të thoshte se Gruaja e Parë e vendit po i ofronte publikut një personalitet si Ilir Demaliaj. Njerëzit nënkuptuan se Demaliaj do të ishte zëvendësi i kryeministrit Rama.
Sepse sjellaj diplomatike e Gruas së Parë të vendit ka domethënie.
Por që atë ditë, Ilir Memaliaji mori pozat e atij që kafshon këdo që gjen rrugës, shpif këndej e fyej andej. As në këtë rast Linda nuk pati hirësinë të dalë para publikut e të thotë: ‘Jo, nuk ia kam kërkuar unë këtë gjë!’.
Demaliaj mori lejen edhe për të sulmuar me grushte këdo që i del përpara hoteleve.
-Aq më tepër, thotë Gjyzi, edhe ky një mitoman,- që ishte Konferenca e Sigurisë e zotit Berisha.
Gjuzi, një skenë tjetër qesharake, thotë se ‘po ruaja zotin Berisha, mos na i ndodhë prapë si në atë 6 Nëntorin’. 6 nëntori është kur Sali Berishën e hodhi përtokë një grusht i një djaloshi në Tiranë. Por Gjuzi është i lumtur që ‘mund ta shmang gjakderdhjen’. Po të derdhej gjak në hotel, kushedi ç’erë do të mbante!?
Por puna nuk është mbyllur, edhe pse Kujtimi kërkon paqe. Ky ka hapur një kapitull tjetër lufte me Ilir Demaliaj. Në një intervistë Youtube, datë 10 prill 2025, Kujtim Gjuzi thotë se ‘Iliri ndoshta ishte i droguar’. Epaaaaa!, e nxori. Kujtimi e njeh mirë analistin e famshëm, sepse e ka familjar.
-Gruaja e vëllait tim e ka djalë tezeje!, tha Kujtimi në atë intervistë.
Po mirë, atëherë, gjë tjetër a di vallë Kujtimi?
Tha se ‘Ilir Demaliaj është biri i të atit’.
-I ati ishte Sigurims dhe agjent i UDB.
Ndërsa Ilir Demaliaj është munduar ta tregojë si hero në një intervistë të gjatë me Grida Dumen, aq sa Grida u shushat nga madhështia.
Kohë më parë Kujtimi kishte postuar në fb. se ‘e ëma e Ilirit, një grua zonjë’, dhe kushërirë e Linda Ramës është ‘varrosur nga punëtorët e komunales!’. E shkroi por edhe e fshiu këtë status.
Por ama e akuzon Ilir Demaliajn si ‘bir sigurimsi dhe agjenti të UDB’.
Me siguri ‘gjaku do të derdhet’ në ndonjë hotel tjetër mes dy heronjve.
Por seriozisht shqetësuese është se si këtë far Iliri e ngref Linda Rama, Zonja e Parë dhe ai pastaj mund të kafshojë këdo.
Jemi keq me sjelljen politike./Pamfleti