Sport

Sulmues i ‘ri’ për Ilir Dajën, trajneri i Dinamos ribashkohet me të preferuarin e tij

Dinamo e mbylli vitin 2024 si kampione e Superiores. Ilir Daja ishte një nga pikat kyçe të kësaj ecurie, duke e marrë ekipin nga vendi i parafundit e për ta dërguar më pas në krye të tabelës.

Me nisjen e vitit 2025, direkt në janar, Daja do të marrë një tjetër lajm të mirë. Tekniku do të ribashkohet me sulmuesin e tij të preferuar, Dejvi Bregun. Ky i fundit do të rikthehet nga dëmtimi dhe do të jetë plotësisht gati për të kontribuar te Dinamo që në ndeshjen e parë të vitit 2025.

Kujtojmë që Bregu ishte jashtë ekipit që pas derbit të kryeqytetit kundër Partizanit. Sulmuesi vlonjat theu një nga gishtat e këmbës, duke e lënë jashtë fushave për një periudhë relativisht të gjatë.