Sport

Superiorja nderon Rrapajn për të fundit herë, vlonjati i Partizanit rrëmben çmimin “Goli i Javës”

Partizani e mbylli vitin me fitore në shtëpi ndaj Vllaznisë. Një prej 2 golave të ‘Demave’ u shënua nga Rrapaj dhe pikërisht ky realizim është zgjedhur si “Goli i Javës’.

Arinaldo Rrapaj i tha lamtumirë në mënyrën më të drejtë të kuqëve, duke realizuar një gol mjaft të bukur, duke asistuar shokun e tij Carën, si dhe tani duke fituar çmimin personal. Ky është lavdërimi i fundit që merr vlonjati nga Superiorja, ku shkëlqeu me klubin e tij të vetëm, Partizanin siç e pohoi dhe ai vetë në RTSH.

Shënimi ishte me një kënd të vështirë, por ‘ylli’ i Ukrainës tashmë e gjeti mënyrën për të mposhtur Jukajn. Ky i fundit bëri parqaqitje mëse solide, edhe pse u mposht nga një futbollist kartoni i të cilit vlen 600 mijë euro.