Sport

Supersfida për kreun në Serinë A me një surprizë nga Konte, publikohen formacionet zyrtare të Inter-Napoli

Interi dhe Napoli përballen sot në ndeshjen e Serisë A që mund të jetë përcaktuese në luftën për titullin. Zikaltrit kanë shansin e artë të thellojnë arratinë ndaj ndjekësve, ndërsa napolitanët duhet të fitojnë medoemos që të mos humbasin hapin e kreut e të rrezikojnë një vend në katërshe.

Kivu ka kthyer të gjithë titullarët e zakonshëm të ekipit nga minuta e parë me emra si Bastoni, Barela e Zielinski të cilët luajnë nga fillimi, teksa Laiutaro Martinez e Turam përbëjnë dyshen e sulmit.

Ndërkohë, te Napoli bie në sy prania e Bukema që në start, në qendër të prapavijës së skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Kristian Kivu.

NAPOLI (3-4-3): Milinkoviç-Saviç; Bukema, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Di Lorenco, Lobotka, MekTominej, Spinacola; Politano, Hojlund, Elmas.
Trajner: Antonio Konte