Sport

Talenti shqiptar konfirmon largimin nga Lecce, Antonio Conte e pret te Napoli

Tashmë mund të themi se largimi i Luis Hasës nga klubi i Lecce është vetëm  çështje kohe. Lojtari me origjinë shqiptare do të largohet nga klubi i Giampaolos, por do të mbetet në Serie A.

Klubi i ardhshëm i talentit 21-vjeçar do të jetë Napoli. Largimin nga Lecce e ka konfirmuar vetë Hasa përmes një Story në Instagramin e tij personal ku shkruan “I uroj fat klubit dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi. Faleminderit Lecce”.

Gjithashtu dhe drejtori sportiv i Lecce, Pantaleo Corvino e konfirmoi largimin e Hasës në një konferencë për shtyp. “Unë thashë se ka interes nga një klub i rendësishëm. Të shohim nëse ju kam thënë diçka të gabuar”, u shpreh drejtori sportiv i Lecce.

Talenti shqiptar konfirmon largimin nga Lecce, Antonio Conte e pret te Napoli