Ledjo Pano ka folur në emisionin e ABC rreth dëmtimit të Armando Brojës. Të gjithë janë prekur rreth të ardhmes së “yllit” të Kombëtares dhe ish-futbollisit i jep kurajo lojtarit kuqezi që ta kalojë këtë moment të vështirë.
Sipas Panos ky dëmtim i dytë është më i keq për sulmueisn kuqezi sesa i pari dhe kjo sjellë panik dhe frikë.
“Lajm i keq për ne po edhe për Brojën vetë. Pas atij dëmtimi të gjatë që kishte, vjen ky dëmtim i vogël që është më keq se i pari.
E dimë të gjithë. Hyn frika. Broja duhet ta përballojë psikologjikisht”, u shpreh Pano.