Momente romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Gimbos dhe Selinit mbrëmjen e djeshme, pasi përfundoi festa e beqarisë.
Dy banorët e Big Brother Vip 5, kanë kaluar disa çaste shumë të afërta në dhomën e gjumit, ku shkëmbyen përqafime dhe një puthje të gjatë në buzë.
Gjatë bisedës së tyre, Gimbo nuk kurseu fjalët e dashurisë për Selinin. Ai u shpreh, duke i thënë banores se e do pafundësisht.
Gimbo: I love so mach, të kam çikën time të vogël.
Gimbo dhe Selin janë zgjedhur nga publiku si çifti që do të realizojë një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 këtë të enjte