Shqipëria përgatitet për ndeshjen e tretë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Spanjës.
Një sfidë që mund të rezultojë historike për kuqezinjtë duke qenë se në rast fitoreje atëherë do të arrihej kualifikimi për në raundin e 1/8-tave, ndërsa edhe një barazim do të mbante të besuarit e Sylvinhos në lojë, edhe pse bëhet fjalë për një llogari më të komplikuar.
Megjithatë, në këtë moment të gjithë shqiptarët janë bashkë dhe besojnë te një mrekulli në fushën e lojës, teksa lojtarëve iu vjen edhe një mesazh nga Myrto Uzuni.
Beratasi pavarësisht se mbeti jashtë këtij europiani, sërish gjen mënyrën për të mbështetur shokët e tij të kombëtares para ndeshjes vendimtare. Sulmuesi nëpërmjet një “story” në rrjetet sociale shkruan se të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim.
“Story” i Uzunit në Instagram: