Kronikë

Të gjithë po presim të gjendet trupi i Arditit, angazhohen mbi 700 vullnetarë dhe efektivë

Kanë kaluar pothuajse 5 ditë nga ngjarja e rëndë kur një masiv dheu rrëshqiti në zonën e Klosit, duke zënë poshtë Ardit Beshirin, që po punonte aty me fadromë. Trupi i 29-vjecarit ende nuk është gjetur. Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë janë duke kërkuar por sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

Kërkimet po kryhen me eskavatorë, detektorë metalesh, skanerë dhe qenë nuhatës të forcave të emergjencës. Familjarët e 29-vjeçarit kanë bërë thirrje që ditën e parë që të angazhoheshin institucionet, për gjetjen e djalit të tyre.

“Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule”, deklaroi më herët babai i të riut, mes lotësh.

Ai shtoi se kërkimet po i bëjnë me lopata pasi s’kanë mjete, ndërsa kërkoi ndihmë nga shteti për aparatura më të specializuara për gjetjen e trupit e të birit. Arditi doli në mëngjes herët si çdo dit për të, punuar, kishte vite që punonte për kompaninë kineze, e cila sipas familjarëve, është tërhequr dhe nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.