LifeStyle

Të gjithë u “çmendën” me Parashqevinë, Lubonja: Nuk e kemi arritur ende iluminizmin, jemi në fazën foshnjore

Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për gjurulldinë e krijuar në Shqipëri për Parashqevi Simakun, e cila u kthye në qendër të vëmendjes për shkak se u zbulua se ishte e pastrehë në New York.

Lubonja tha se Shqipëria ende nuk e ka arritur ende iluminizmin dhe është ende në “fazën foshnjore”.

“Kjo që ndodhi me Parashqevinë, tregon se sa jemi marrë me të kaluarën. Njëri aspekt është ky. Po mirë, se unë i kam dëgjuar pak ato të Parashqevisë, se na vinin radion me zor në burg. Nja 2-3 këngë që mbaj mend unë, fjala që përdoret më shumë është lumturia, sa të lumtur jemi, që i bën jehonë thënies së asaj kohe, që thoshte Hoxha jemi vendi më i lumtur në botë. Se sa të lumtur të ishim e treguam në 91′. Këta njerëz që mallëngjehen kaq shumë dhe e bëjnë ikonë, a mendojnë se çfarë këngësh kanë kënduar këta “ikona” apo nuk kanë menduar fare?   Nuk e kam fjalën për personat, por për kulturën që është prodhuar në atë kohë. Kur përsëritet historia përsëriten njerëzit e të njëjtës kulturë.

Çfarë ishte kjo kulturë? Ishte në thelb kultura e njeriut që nuk mendon, që nuk ka autonomi mendimi, që ndjek si tufë atë të parin që manipulon. Kanti, kur thotë ç’është iluminizmi, është dalja nga gjendja foshnjore e njerëzimit, ky është iluminizmi. Nuk e kemi bërë akoma iluminizmin, mbajmë tutorë akoma. Në rastin e Parashqevisë, një manipulim i tillë prej tutorësh ishte.

Mediat janë tutorët që thashë. Ka shumë aspekte, por problemi më i madh është, për këtë do të ulëras kaq shumë unë ? Pse nuk kemi ulëritur për vajzat e trafikuara nëpër botë? I kemi nderuar shumë ng ata që kanë trafikuar femra. Po gjithë ky krim që kemi zhvilluar? Pse nuk mërzitem dhe ta trajtoj? Kjo në fakt nëse do mendimin tim, është pikërisht, ka njerëz me njëmijë mëkate, që pastaj thonë sa i mirë jam me Parashqevinë. Kundër mendimit dhe njeriut që mendon.

Unë kam miq të mi që shkruan letër kundër Enver Hoxhës në 78’, që u pushkatuan në 79’ dhe nuk është merakosur njeri që pse nuk janë gjetur eshtrat akoma, ata që i kanë vrarë janë gjallë, e kupton si se cfarë shoqërie është kjo?”, tha Lubonja.