LifeStyle

“Të kam q* në makinë te Mali i Dajtit”, pas deklaratës bombë të Stresit, vjen reagimi i Juliana Nurës: Nuk ofendohem…

Përplasjet virtuale mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip po vijojnë ende. E kemi fjalën për sherrin mes Juliana Nurës dhe Stresit, i cili jo më larg se ditën e djeshme përmes rrjeteve të tij sociale lëshoi një deklaratë “bombë” duke bërë publike se mes tij dhe modeles ka pasur diçka më tepër se thjesht një miqësi.

“Më fal që nuk të q*** në hotel, por në makinë,” shkroi dje Stresi, deklaratë e cila ka ardhur pas atyre të Julit ku iu referua reperit si “bespremë” dhe se nuk është mashkull.

E ashtu si dhe pritej një tjetër reagim ka ardhur nga Juli. Duke ditur tipin e saj thumbues dhe ekspresiv nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe nuk kishte si t’i “përtypte” ato çfarë Stresi tha.

Duke mos preferuar të japë emra, modelja përmes një video ka lënë të kuptohet se deklaratat e bëra dje nga Stresi kanë qenë veçse gënjeshtra.

“Kur njerëzit e humbin mundësinë të flasin me ty, nisin të flasin mbrapa shpinës tënde. Sepse atje e kanë vendin. Kështu që si mund të ofendosh një femër, ose mundohet të ofendojë një femër, sepse unë nuk ofendohem, sepse ato janë shpifje që vetëm në ëndrra ke mundësi ti kesh”, dëgjohet të thotë Juliana.