Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se duhet të ndalohen sulmet ndaj SPAK nga politika, si nga e majta dhe nga e djathta.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, ai tha se SPAK po sulmohet se ka dy targete kryesore si krimin e organizuar dhe politikën, edhe askush nuk mund t’i pëlqejë veprimet.
“Ka shumë garanci që mund të rregullojnë SPAK gjatë këtyre procedurave. Nuk mund ta korigjojë asnjë pushtet tjetër, vetëkorigjohet çdo procedurë brenda pushtetit gjyqësor. Nuk mund ta shkrijë një njeri as me 94 vota, nuk mund ta kontrollosh politikisht mbi dosjet konkrete. Mund ta kontrollosh vetëm mbarëvajtjen e punëve, se si janë këto në raport me qytetarët, por jo duke u futur në një çështje konkrete, sepse pavarësia është jo vetëm e pushtetit, por e çdo prokurori për dosjen që ka në ndjekje nga eprorët e tij.
Këtë e kemi të shkruar në kushtetutë dhe janë parime që na vijnë që nga Kushtetuta Amerikane dhe në ditët tona. Nuk them që intimidohet, sigurisht që sulmohet sepse SPAK, krimin e organizuar dhe politikën ka dy target kryesore dhe askush nuk mund t’i pëlqejë veprimet. Janë veprime që vënë përpara përgjegjësisë klasën e zyrtarëve dhe pastaj krimit të organizuar, do ketë patjetër kosto. Po ne bëjmë thirrje të ndalohen sulmet personale të politikës”, u shpreh Karamuço.