Teuta u mposht 1 me 2 nga Egnatia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Enkelejd Dobi foli pas takimit në “Niko Dovana”.
“Po mbaroj nga ana teknike. Bëmë një gabim fatal në momentin e fundit. Të dyja së bashku. Nuk pësohet gol kur kanë mbetur disa sekonda. Nuk pësohet gol. Duhet përqëndrimi, që nuk e patëm në atë moment. Tre gjëra i kërkova ekipit sot, dëshirë, qetësi dhe përqëndrim. E filluam mirë, e futëm në trysni Egnatian, shënuam gol dhe mundej të dytin. Pësuam gol me të vetmen goditje të Egnatias. Bravo i qoftë atyre. Ne mundohemi.
Nuk mund të fajësoj çunat përveç përqëndrimit dhe situatave që u bënë bajate kohët e fundit. Ekipi i Teutës që pësonte më pak gola. Tani çdo goditje në portë. Nuk ka ndonjë gjë të zgjuar që thuash se si ne i marrim golat, vetëm keqardhje për djemtë, klubin dhe tifozët që presin. Dhe që e meritojnë një Teutë më të fortë, por nuk mund të marrim hakun lojtarëve. Ky përqëndrimi konsistent që duhet të jemi në të dy fazat, nuk është akoma.
Psikologjike? U bë kohë. Është në gjithë botën psikologjik.
Është e qartë që nuk e kanë ritmin, tani që kanë ardhur të rinjtë duhet të ishim në fazë përgatitore. Do jenë gabimet, por nuk jam dakord sepse ishte goditje standarde, jo linja e parë. Janë disa gjëra që ne i kërkojmë, prandaj kanë shkuar dy lojtarë te blloku, nuk është disiplina, por jo se nuk është bërë si duhet. Mos harro se kemi rastin më të pastër, vetëm me portierin.
Dhe Kristiano Ronaldo, mund ta bënte ose jo gol. T’i themi Runit, ai 100% do që ta bëjë gol. Runi ka një vit pa luajtur, çfarë të bëjmë tani. Dhe unë i shkreti…
Nuk kemi kohë, por ky është realiteti. Nëse keni diçka më të zgjuar, jam i hapur. Më vjen keq për çunat, nuk thashë që luajtëm keq. Luajtëm me ekipin kampion.
Nëse nuk do japim në Kupë, kur do i japim? Unë i shoh lojtarët çdo ditë. Kemi çdo katër ditë ndeshje, nuk kemi kontingjent. Nuk ka Shqipëria. E kanë probleme klube të mëdha. Duhet menduar që dikush të mos lëndohet. Bëjmë stërvitje me fushë artificiale, luajmë me natyrale. Nëse Runi do bënte gol, do flisnim ndryshe. Ndodhi e kundërta. Të gjithë jemi të zemëruar. Dhe tifozët kanë të drejtë të kërkojnë. Besoj se kemi prodhuar lojë, ishim ne më kërkues. Pastaj ra, me të rinjtë që futëm bien pak automatizmat. Janë të rinj, dikush një vit pa luajtur, dikush 3-4 muaj. Pse i keni marrë? Po aq e kemi takatin. Duhet të jemi të durueshëm. Nuk mund t’i vë fajin çunave. Përqëndrim dhe më shumë grintë, këtë mund të kërkoj nga ato.
Ishte goditje standarde. Goli i parë? Kemi katë veta te goli i parë, Toli nuk duhet të ishte aty. Përqëndrim. Me Jazxhiun, janë dy veta kundër një.
Është 45+1, mund ta rregullonim në pjesën e dytë. Nuk e prisnim. Nëse do shikojmë aksionin, kemi fituar, e humbim, e fitojmë përsëri. Kemi vendosje të mirë të katër lojtarëve, vetëm janë dy, Toli dhe Jazxhi që nuk kanë komunikimin dhe përqëndrimin e duhur që vetëm një lojtar i futet topi në thellësi. Gabime që bëhen, ne nuk duhet të na ndodhin në atë moment që jemi. Kjo është ndeshje Kupe.
Ishte 1 me 1, u munduam. Ne kishim gjithë kontrollin në pjesën e parë, me një goditje të vetme pësuam gol. Ne kemi bërë 5-6-7, nuk themi kushedi çfarë. Ky është futbolli. Unë jam për herë të parë. Kam luajtur si futbollist, dhe tani trajner, diçka e tillë për herë të parë po më ndodh. Nuk e kisha parashikuar. Ne mundohemi çdo ditë t’ja daim. Ndonjëherë ja, gjithmonë ndodh. Hera e parë që jam në një situatë të tillë në gjithë karrierën time. Këto gjëra të forcojnë.
Unë shpjegoj realitetin, jam me këmbë në tokë. Kam përulësi, nuk them asnjëherë nëse nuk e meritoja. Futbolli është i paparashikueshëm”, u shpreh Dobi për “RTSH”.