Media ka siguruar pamjet e tre autobusë të linjës që u shkrumbuan nga flakët në zonën e ish-uzinës së Autotraktorëve.
Në pamjet shihen urbanët në parkingun privat të shkrumbuar nga zjarri. Zjarri dyshohet se ka rënë tek një prej autobusëve rreth orës 00:35 për shkak të një defekti elektrik.
Më pas zjarri është përhapur tek dy autobusët e tjerë.
“Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.