Ndërsa të gjitha partitë e tjera janë duke bërë llogaritë e tyre për 11 Majin, Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar koalicionin për garën e pranverës.
Kjo dyshe, LZHK dhe ‘Djathtas 1912’ nuk është koalicion i mbyllur por erdhi spasi përpjekja e tyre për të zhbërë listat e mbyllura dështoi ne Gjykatë Kushtetuese.
“Raportet përfaqësuese në listën e përbashkët, do të jenë të harmonizuara në çdo zonë zgjedhore dhe do të zgjidhen me konsensus duke synuar optimizimin e votës së koalicionit.”
Njëherësh ata nxorën dhe platformën e bashkëpunimint, bashkë me ftesën për partite e tjera, për të zgjeruar koalicionin në vijim. Por ka dhe vija të kuqe, Berisha dhe Rama.
“Koalicioni është i hapur për çdo parti politike, lëvizje politike, organizatë politike ose individë të angazhuar në politikë, të cilët ndajnë të njëjtat vlera themelore.”
Në terrenin e zgjedhjeve të pranverës janë hedhur dhe disa forca të reja politike ende të papozicionuara në koalicione. As Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar bashkëpunimin me partitë aleate, mes tyre pritet të shihet vendi që do të ketë Partia e Lirisë, me Ilir Metën ne qelinë e paraburgimit te 313.