Aktualitet

Temperaturat luhaten mes -6°C dhe 15°C / Parashikimi i motit për sot, 26 dhjetor 2024

Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës së enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë kontinentale. Për pasojë orët e para të ditës si edhe mesdita do të kenë intervale të gjata me kthjellime ku më të theksuara kthjellimet priten në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, të cilat në skajin Verilindor dhe Juglindor do të krijojnë mundësi për momente të pakta me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë