Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate.
Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkrani tha se Meta është përplasur me prokurorin Sotir Kllapi.
“Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Ne jemi në seancë paraprake që duhet të shikojmë veprimet proceduriale. Në momentin kur ata mashtrojnë si në rastin e lobimit kur në fakt Meta nuk ka firmosur asnjë dokument.
Ata relatojnë fakte të cilat interpretojnë dhe prokurori tha unë do ti relatoj, por këto nuk janë prova. Ne duam akuzat konkreta për zotin Meta, Kryemadhin etj. Si mund të vijë prokurori pa listën provave?! Ne irritohemi ndaj çdo paqartësie që prokurori bën në relatimin e tij.
Ne kemi arritur tek faqja 104, janë 217 faqe plus provave të reja, janë rreth 250 faqe. Ne duhet të lexojmë resht më resht dhe germë më germe. Pra janë edhe 100 faqe, që nuk besoj se do përfundojë sot”, sqaroi avokati.