Opozita ka ndërhyrë nga vendi dhe ka bllokuar foltoren në momentin që ministri i Financave dhe Ekonomisë, Petrit Malaj ka marrë fjalën në Kuvend.
Pas tensioneve është dashur ndërhyrja e Gardës.
Ministri Malaj: Ditë e rëndësishme për qeverinë Rama…
Bardhi-ministri Malaj: I paaftë!
Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qeverinë Rama, për Kuvendin dhe deputetët. Për mua është përgjegjësi e madhe t’ju përcjell dokumentin më të rëndësishëm të Financave shqiptare”, tha Malaj, por ndërpreu fjalën pasi ligjvënësi demokratë shkuan drejt tij.
Ministri i Financave u rrethua nga garda e Republikës, ndërsa kryetarja e Kuvendit u kërkoi të largoheshin.
“Garda nuk ka nevojë”, shprehet Spiropali, teksa iu drejtua ministrit: “Z. Malaj ndërpriteni fjalën. Ju lutem deputetëve të ulen në vend. Garda nuk ka nevojë, deputetët të ulen në vend. Ministër përgjigjuni pyetjeve. Uluni në vend”.
Më pas deputetët shkojnë drejt ligjvënësit socialist Toni Gogu, ku pati një përplasje mes tyre.
“Zoti. Nallbati ju tërheq vëmendjen. Zoti Bardhi uluni në vend. Ju tërheq vëmendjen”, shprehet kryetarja e Kuvendit. Më pas deputetët e opozitës u ulën në vendet e tyre.
Kuvendi nisi sot diskutimet dy ditore për Projektbuxhetin e vitit 2025.
Ligjvënësit pritet ta votojnë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, ndërsa opozita ka organizuar protestë kundër miratimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e projekt buxhetit të cilin e quan “buxheti i vjedhjeve”.
Projekt buxheti po diskutohet prej javësh në komisionet parlamentare, ku nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.