Maksim de Kajper i Bryzhit dhe Nunjo Tavaresh i Lacios, janë dy kandidatë kryesore për të zënë vendin e Teo Hernandezit që në fund të sezonit aktual do të duhet të largohet nga Milani. Belg mëngjarash i lindur në vitin 2000, bëri bujë në Itali më 10 tetor, kur shënoi një nga dy golat e kombëtares së tij në barazimin 2-2 kundër Italisë në “Olimpico”.
Strukturë e mirë fizike (186 cm), pas huazimit te Vesterloja u rikthye në bazë, duke fituar një vend si titullari të rregullt në skuadrën që sapo eliminoi Atalantën nga Champions-i. Sa mund të kushtojë? Verën e kaluar Bryzhe kërkonte pak më pak se 20 milionë euro, shifër që sot është edhe më shumë. Nga ana tjetër, Nunjo Tavaresh është një nga surprizat e Serisë A të këtij viti.
Lacio do ta blejë atë nga Arsenali për një shumë më se të përballueshme (5 milionë plus 4 bonuse). Problemi është se presidenti Lotito nuk dëshiron ta shesë atë pas vetëm një viti. Tavaresh ka bërë përshtypje me ritmin dhe fuqinë e tij, duke prodhuar tetë asiste vetëm në kampionat. Milanit i pëlqen, ashtu si edhe të tjera klubeve të mëdha.