Aktualitet

Tërmet në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në jug të Shkodrës. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Malin e Zi.

Nuk ka njoftim për dëme materiale.