Aktualitet

Tërmeti i Ramës monitoron përmbytjet me atlete e xhup firmato

Shqipëria është përballur këtë javë me përmbytjet thuajse në të gjithë vendin dhe për pasojë me mijëra familje janë nën ujë.

Dëmi është i pallogaritshëm dhe një ndër shkaqet e kësaj situate është shteti, që kujtohet vetëm kur nisin shirat, jo më parë.

Sikur të mos mjaftojë kjo, pushtetarët shkojnë sa për spektakël te qytetarët. Rasti më flagrant është i i deputeti Tërmet Peçi, i cili ka hedhur disa foto nga Tepelena, ku shfaqet me atlete dhe xhup firmato në mes të baltës.

Atletet “Hoka” kushtojnë 200-250 euro, ndërsa veshur mban një xhup “Moncler”, markë e cila shkon në mijëra euro.