Bayern Munich mbrëmjen e djeshme u mposht 1-2 nga Interi në çerekfinalen e parë të Champions League. Një humbje e papritur nga bavarezët në shtëpinë e tyre, me ziklatërtit që iu shënojnë 2 gola. Pas kësaj humbje ka folur Thomas Muller, i cili ishte edhe autori i golit pë gjermanët.
Sulmuesi i Bayern ka theksuar se duhej të menaxhonin më mirë disa situata dhe të ndryshonin rezultatin. Ndër të tjera nënvizon se asgjë s’ka përfnduar dhe në çerekfinalen e kthimit do të japin më shumë se 100% për të përmbysur rezultatin dhe për të kapur gjysmëfinalen.
“Ne ishim në gjendje të reagonim, pastaj ishte në situatë që duhej ta kishim menaxhuar më mirë. Në fund të fundit, në futboll gjthçka ka të bëjë me golat. Ne sigurisht që tentuam të kishimnjë rezultate tjetër, por jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk ka mbaruar. Në sfidën e kthimit do të luajmë siç bëjmë gjithmonë për të shkuar në gjysmëfinale.
Ne e dimë gjithashtu se Interi është një ekip që mund të të diktojë rikthim dhe që është shumë e vështirë të luash kundër tyre, por ne jemi Bayern dhe asgjë nuk ka përfunduar”, ka theksuar sulmuesi gjerman.