Një lajm i trishtë u nda sot për botën e futbollit, pasi Engin Firat ndërroi jetë. Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë ndodhej në aeroportin e Stambollit, kur pësoi atak në zemër.
Me Vllazninë ndërkohë punonte në sezonin 2018/19, duke kontribuar për rikthimin në Superiore. Së fundmi kishte marrë përsipër detyrën e trajnerit te Nejmeh në Lebanon.
Pas detyrës te Vllaznia, iu besuan dy përfaqësuese. Fillimisht Moldavia për një vit, dhe më pas Kenia për tre vite.
Firat ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Në Turqi ndërkohë po kthehej nga Bejruti.