Sport

Tre gola të anuluar dhe tre shtylla, Interi barazon në shtesë në derbin me Milanin

Milani dhe Interi janë ndarë në barazimi 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave.

Zikaltrit ishin ata të cilët dominuan sfidën, duke kërkuar më shumë golin teksa panë t’u anuloheshin dy të tillë në pjesën e parë.

Nga ana tjetër, Milani ishte në pritje të momentit të duhur dhe e gjeti atë me Reijnders në minutën e fundit të pjesës së parë për të siguruar avantazhin.

Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisek, Turam e Dumfris.

Por në fund, edhe zikaltrit ia dolën të festonin, kur në shtesë De Vraj shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të paktën të mos mbyllej me humbje.

Me këtë rezultat, ekipi i Inzaghit është në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Milan është në vendin e tetë me vetëm 35 pikë.