LifeStyle

“Tre persona në Tiranë më shkatërruan jetën”, Elton Ilirjani tregon çfarë i tha Parashqevia: E xhelozonin

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka strehuar dhe ndihmuar ikonën e muzikës, Parashveqi Simaku ka treguar bisedën që ka patur më kënëtaren.

Në një rrëfim të ndjerë për Top Story, ai tha Parashqevi bën përgjegjës për fatkeqësinë që i ndodhi disa njerëz në Tiranë.

“Më ka thënë 3 të vërteta: ajo më ka thënë që Roberti nuk i ka bërë keq. Po ta pyesësh sot, do thotë fjalët më të mira për Robertin, nuk e thotë që ai më ka ndarë nga djali. Thotë “mbaroi dhe kaq”. E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin.

Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”. Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që dua të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur. Parashqevia më ka thënë troç “dëgjoni Parashqevinë para se të thoni se Roberti është i keq”. Çfarë faji ka Roberti apo gruaja e tij e re? Çfarë faji ka Luka kur nuk i është thënë asgjë për nënën e tij?”, tha Ilirjani.

“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në Nju Jork dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë. Më tha “nuk do iki” dhe nuk do iki. Kishin thënë që nuk do familjarët, ajo nisi të qante kur filloi të flasë. Të gjithë e kishin bërë që ishte e droguar, ajo nuk ishte e droguar”, tha Ilirjani.