Kandidati fitues i PS në listën e hapur të Vlorës Ardit Bido, i ftuar në “LOG.” në News24, duke folur për pretendimin e PD për trenin bullgar që u përdor në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se kjo nënkupton që komisionerët e PD janë shitur ose kanë qenë të verbër.
Referuar provave të PD që publikoi sot, Bido tha se nuk ka kandidatë të asnjë partive që nuk ka printuar fletëvotimi për të sqaruar elektoratin e tyre.
Ardit Bida: njerëzit kanë probleme kurse ne diskutojmë si cdo fund maji, u vodhën apo jo zgjedhjet. Është shumë larg problemeve që hasin shqiptarët.
Është një histori që përsëritet pas cdo palë zgjedhjeve, që ngrihen pretendime, janë prelud i humbjes së ardhdhme.
Nëse opozita do të vijojë që kalin e vet të betejës do të kenë ato cështje që qytetarët i kanë parë vetë dhe nuk ekzistojnë, dhe të mos ngrenë ato probleme që kanë realisht duke i besuar PS në zgjedhje, do të shkojmë në vijimësi në një debat shterpë që nuk lidhet me qytetarët. Treni bullgar nënkupton që komisionerët janë të shitur. Nuk ka kandidatw tw partive qw nuk ka printuar fleta votimi qw ti tregojnw elektoratit tw tyre se si votohet.