Kronikë

“Tritoli te Veliera për të çorientuar policinë”, Sokol Bregu: Operacioni i SPAK ndër më të fuqishmit, u godit baza kyçe e drogës në Durrës

Gazetari Sokol Bregu  ka deklaruar se operacioni i sotëm antidrogë në bashkëpunim me Antimafian italiane ishte një nga goditjet më të forta ndaj bazave të narkotrafikut në Durrës.

Sipas Bregut, nuk është ende e qartë sa persona janë arrestuar, megjithëse ka një fletë-arresti për Ervis Doçin që konsiderohej i paprekshëm.

Iu dha një goditje e fundit dhe më e forta bazave të narkotrafikut në Durrës. Kjo ka qenë baza më e madhe e narkotrafikut në Shqipëri me këtë goditje, i jepet një knock out, ose afër knock out-it për trafikun galopant të drogës që zhvillohet në Shqipëri. Jo ajo që zhvillohet në BE. Lidhja në këtë rast ka qenë me Barin, vetëm këtë mund të kenë hulumtuar prokurorët e antimafias italiane. Pjesa më e madhe i takon atyre.

Vërtetë ka 50 emra, por sa janë arritur të arrestohen? Emri kryesor, mbetet baza e atij që është përfolur dhe gjatë fushatës, flitet për nipin e tij, Ervis Doçin, siç është folur është konsideruar si një nga njerëzit më të paprekshëm. Tani ka një masë arresti me burg në fuqi ndaj tij. Dumani ka qenë i rezervuar. Ka bërë të ditur që janë dy policë, njëri prej tyre në rang të lartë. Policët janë të arrestuar dhe avokati. Po ne nuk i dimë emrat e personave të tjerë. Ende nuk e dinë se sa janë arrestuar nga këta 51 persona.

Me historinë ka të bëjë vetëm skema e sjelljes së parave, duke përdorur mjetet e transporteve të udhëtarëve. Aty fshiheshin. Shqipëria vijon të mbetet problem më vete sa i përket transportit të parave, në Europë transportohen me mënyrën kineze”, tha ai.

Më tej, Bregu tha se Dumani s’ka qenë ndonjëherë më i lumtur se kaq për operacionin e zhvilluar ditën e sotme.

Nuk e kam parë ndonjëherë Dumanin më të lumtur se sot pas një operacioni. Dumani ka qenë i kënaqur për këtë arritje. Nuk e kisha parë dhe kur ka ndaluar personat e politikës”, shtoi .

Sipas Bregut, tritoli i gjetur te Veliera u vendos qëllimisht për të çorientuar policinë.

Unë mendoj që ajo që ndodhi dje në Durrës me bombën ishte kamuflim për t’i dhënë kohë për t’u larguar. Ishte kamuflim për tërheqjen e vëmendjes e policisë në Durrës”, tha ai në “MCN”.