Klodiana Lala, gazetarja e mirënjohur investigative, ka deklaruar sonte në “Opinion” te Blendi Fevziu se i shumëkërkuari i SPAK, Ergys Agasi ndodhet në Durrës, pavarësisht se policia bën sikur e kërkon!
Me tej gazetarja e njohur shtoi se nuk ka se si policia ta arrestojë, ndonëse ia di vendndodhjen, sepse 70 përqind e drejtuesve të policisë së Shtetit, janë emëruar nga Ergys Agasi!
Kjo është akuzë e fortë publike që komprementon Policinë e Shtetit.
Por pyetja shtrohet se SPAK-u e di apo jo se ku ndodhet Agasi për të cilin ka firmosur fletë arrestin.
Klodiana Lala shtoi se mund ta dijnë, por ata nuk futen në raste kur mund të ketë konflikt të armatosur, sepse arrestimin duhet ta bëjë policia e shtetit e jo SPAK.