Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Paraprakisht thuhet se i riu me inicialet L.P dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë para oborrit të banesës së tij.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.