Opinion

“Trump, Triumfator i Paqes nëpërmjet Forcës”!

Krahas të tjera arritje, nënëshkrimi i marrëveshjes së Paqes, nga media botërore u demostrua edhe si triumfi i Presidentit Trump, ose si KingMaker i: “paqes nëpërmjet forcës”. Kjo pasi: “jo vetëm imponoi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe fundin e luftës përgjakshme/3000-vjeçare në Rripin e Gazës!

Në vijim (për këdo i/e interesuar) gjeni përmbledhje rreth ambjentit/kërcënimeve të sigurisë, peshës gjeopolike si dhe mesazheve shpresëdhënëse që mbart kjo ngjarje jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por në mbarë Botën, Ballkanin Perëndimor, si dhe për interesat mbarë-Kombëtare (RSh/Kosovës):

Pikësëpari, për pêrqeshësit ndaj Presidentit Trump, sjell në kujtesë se koncepti “Paqe nëpërmjet forcës“, është po aq i vjetër sa vetë historia. Kështu përmendim Perandorin Romak Hadrian, 117–138 AC: “kushdo që do paqe, të përgatitet për luftë“’; Presidentin e I-rë, G.Washington në mesazhin vjetor (1794): “nëse duam paqe, duhet të jemi të gatshëm për luftë” si dhe përpjekjet për të shmangur Luftën e 2-Botërore, deri te oponenca e mënçur e historianit Andrew Bacevich: “‘Paqe nëpërmjet forcës mund të shndrrihet si paqe nëpërmjet luftës’“.

Shkurt, ky koncept nuk është shpikje, ndërsa Donald Trump është padyshim i pari President në historinë e njerëzimit, që nërpërmjet përdorimit të fuqisë (shkatërrimtare) të forcës ushtarke që u demostrua ndaj armëve bërthamore të Iranit, etj, arriti: “nënëshkrimin e marrëveshjes se paqes si dhe duke e imponuar Hamasin të çarmatoset vullnetarisht ose do të detyrohet nga forcat e SHBA-së dhe aleatëve”!

Ndërsa, ndoshta duke mos përmbajtur ngazëllimin për këtë arritje historike, kreu i Shtëpisë së Bardhë, nënvizoi: “U deshën 3,000 vite por më në fund lutjet e miliona njerëzve morën përgjigje”. Ndërsa falënderoi liderët nënëshkrues, fuqinë ushtarake USA e konsideroi si “anije kozmike”!

Po ashtu, ndoshta për ti dhenë madhështi sipërore kësaj arritje (paqe nëpërmjet forcës), Shtëpia e Bardhe kishte përzgjedhur Sharm el-Sheikh, qytetin e mirënjohur për për disa marrëveshje paqe, p.sh. “në 1996, ish-Presidenti Clinton bashkë-kryesoi Samitin e Paqebërësve dhe në 1999 mes Kryeministrit izraelit Ehud Barak dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez, Yaser Arafat si dhe në 2005, nën kujdesin e Presidentit Bush, Samiti midis kryeministrit izraelit Sharon dhe Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, etj.

Rëndësia historike si dhe pesha geopolitike që mbart kjo marrëveshje mund të lexohet edhe nga ambjenti/kërcënimet e sigurisë (perceptuar gjerësisht si prag i luftës së 3-botërore) si dhe e nënëshkrueve të këtij “angazhimi gjithëpërfshirës”. Kështu, përveç Presidentit Trump dhe mikëpritësit/Egjiptit, ishin të pranishëm Presidenti (Autoritetit) Palestinez, Britanisë, Gjermanisë, Turqisë, Francës, Greqisë, Hungarisë, si dhe shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ndoshta si mesazh që “futbolli mbetet ndër armët diplomatike të paqes”.  Kjo arritje u përshëndet gjithaahtu nga Kina, India, Pakistani dhe mbarë globi, përfshi “mbështetjen e sforcuar të Rusisë-Putiniste”, e cila për shkak të luftës neo-naziste në Ukrainë, si edhe në rastin e goditjes së bazave nukleare të Iranit, u përjashtua brutalisht edhe nga kjo marrëveshje!

Për ti thënë vlerë shtesë kësaj marreveshje, u zhvillua me urgjencë takimi Ministrave të Mbrojtjes së 32 vendeve të NATO-s, ku u konfirmua  5% shpenzimeve ushtarake me fokus aftësitë/murin mbrojtës nga Dronët Rusë; mbështetja deri në fitoren e Ukrainës (2 miliardë €), etj. Ndërsa Sekretari amerikan i Luftës Pete Hegseth, duke kërcënimet e Lavrovit ndaj lejes pêr raketat Tomahawk, e paralajmëroi Kremlinin që të ndal privokimet, ose: “do të ndëshkohet siç vetëm USA di dhe ka aftësi ta bëjë (p.sh sulmin ndaj Iranit)”!

Ndërsa përtej “gajasjes pa kripë për luftrat e fituara nga Trump”, po citoj pjesë nga sarkazma e mëncur e publicistit (mikut tim), Ben Blushi, i cili në statusin e dedikuar, e përshkroi presidentin Trump: “një njëri (Mesia) që zbret nga avioni vetëm pasi garantohet se do t’i përulen në gjunjë, si guvernatorët Romakë 2000 vjet më parë. Nga aty shkoi në Egjipt dhe i trajtoi liderët evropianë dhe muslimanë si piromanë të vegjël. Para se të ikte u mblodhi shkrepset dhe i futi në xhepin e fitoreve të tij”!

Së dyti, në leximin strategjik paqa, ishte produkt i mbas-sulmit “më të suksesshëm të historisë së njerëzimit, që fuqia shkatërrimtare e ShBA (6 avion B-2 me kosto 2-Bilion $; 37 orë fluturim; 12 bomba GBU-57 (14 tonë sejcila); 10-ra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë  F-35) realizuan ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili ( si terroristët),  gjatë 36 viteve kërcënonte jo vetem Izraelin por mbarë njerëzimin:me shfarosje nga faqja e dheut të Kombeve, kulturave dhe Shteteve sovrane”!

Asnjë shtet tjetër në botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka (dhe nuk ka për të patur në 75 vitet që vijnë) aftësi ushtarake për të realizuar një operacion të ngjashëm ose të përafërt! Kështu, ky sulm mbetet edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj diktatorëve gjakatarë, ose të shkalluarve nga fuqia e gjithë-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj), nëse guxojnë të sulmojnë këdo nga 32 vendet anëtare.

Për shkak të agresionit neo-naziste të Rusisë 44 muaj më parë: “Jo vetëm për pushtimin e Ukrainës – Martire por edhe ndaj rendit global, vlerave demokratike dhe fuqisë ushtarake të Aleancës; përshkallëzimit të përballjes me ekstremistët në Lindjen e Mesme; rikthimit të frikshëm te gara e armatimeve, etj po kërcënojnë më shumë se kurrë njerezimin. Kështu, kjo marrëveshje, mbetet historike edhe për mesazhet optimiste të Presidentit Trump: “nuk do të ketë Luftë të 3-Botërore”!

Presidenti Trump mori duartrokitje, edhe për fjalimin shpresëdhënës në Knesset/Izrael kur konfirmoi se: “Nuk është vetëm fundi i luftës në Gaza, është fundi i epokës së terrorit. Tani do të përqëndrohemi te Rusia dhe do ta zgjidhim edhe këtë”. Ndërsa “Ju jeni i vetmi lider i aftë për të arritur paqen në rajon”, tha presidenti Egjiptit al-Sisi, duke i kërkuar Trump mbështetje për konferencën e rindërtimit të Gazës, që Egjipti dëshiron ta organizojë me Gjermaninë, etj.

Pra, arritja e kësaj marrëveshje, konfirmoi se: vetëm falë (super) Fuqisë ushtarake të pakonkurueshme të ShBA si dhe Leadershipit të fortë të Trump, Bota nuk do të rrokulliset në fatalitetin e Luftës së 3-të Botërore”. Pra, jo Lufta por: “paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, ndaj shteteve dhe organizatave terroriste”!.