Politikë

Tryeza e dytë me Berishën dhe deputetët e PD/ “Unifikuam qëndrimet”, Bardhi: Morëm disa vendime të rëndësishme

Pas përfundimit të mbledhjes mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të PD, kryesuesi i grupit të demokratëve, Gazment Bardhi është ndalur në një prononcim për mediat.

Ai u shpreh ndër të tjera se sot u morën disa vendime.

“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës”, tha Bardhi.