Sport

Tunizianit i del emri te Partizani, klubi modest nga Egjipti pranë firmës

Tunizianit i del emri te Partizani, klubi modest nga Egjipti pranë firmës

Mutes Zadam është një tjetër emër, i lidhur me Partizanin në këtë merkato. Lojtari nga Tunizia luan për gjigantët e Esperanc në vendin e tij, që janë dhe kampionët aktual.

Zadem është krejtësisht jashtë planeve të klubit, teksa ka marrë minuta vetëm në 2 takime këtë sezon.

Dhe pse ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit tjetër, palët po shkojnë drejt ndërprerjes së bashkëpunimit.

24-vjeçari që do të rezultonte një përforcim për mesfushën tregohet mjaft afër Gaz El Mahala në Egjipt. Skuadra e tyre aktualisht është në garë për mbijetesën, teksa pret të përforcohet me Zadam.