Sport

Turpërohet presidenti i Lacios, publikohet telefonata: Lojtarët largohen se nuk shkojnë mirë me Sarrin

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është bërë përsëri protagonist me një gafë të rëndë, teksa në rrjete sociale ka qarkulluar sot një telefonatë e tij, ku shpjegonte se shumë prej yjeve të elipit ishin larguar për shkak të trajnerit Sarri.

“Lojtarët ikin nga Lacio pasi nuk shkojnë mirë me Sarrin”, dëgjohet të thotë presidenti i bardhekaltërve, në një telefonatë e cila padyshim do të tensionojë edhe më shumë raportin me trajnerin i cili është ankuar vazhdimisht për situata të ndryshme në klub.

Kësisoj, Lotito është detyruar të dalë me një deklaratë publike në mbrojtje të trajnerit në emër të tij dhe të lojtarëve. “Dua të jem jashtëzakonisht i qartë një herë e përgjithmonë. Te Lacio nuk ka lojtarë kundër trajnerit. Mauricio Sarri gëzon besimin e plotë të klubit, ashtu si edhe gatishmërinë totale dhe respektin nga e gjithë skuadra”, shkruhej ndër të tjera në reagimin e publikuar nga bardhekaltrit në emër të presidentit.