Nga Alba KEPI
Seksi oral nuk është një gazetari investigative, por dhe punëdhënia e përdorimit të femrës dhe të kësaj metodologjie pune në misionin e medias, nuk është gazetari por paponeri.
Papon (tutor) quhet ai që ushqehet duke shfrytëzuar hedhjen në rrugë të trupit të femrës, por dhe ai që kërcëon e frikëson këdo që mund të rebelohen nga aksioni i tij.
Paponët mbajnë peng vajza e femra, i punësojnë për qëllimet e tyre, marrin nga ato para e fitime aq sa në historikun e mafias shqiptare nëpër botë, mbi këtë aktivitet ajo u fuqëzua, kaloi në një status më të lartë në biznesin e drogës e akoma më lart në atë të kartelave të narkotrafikut botëror.
Rasti i Alma Kaçit solli gjëndje akoma më alarmues të medias shqiptare.
Një vazjë punësohet nga emisioni Fiks Fare, në një televizion kombëtar shqiptar, e filmon një skandal seksual në një zyrë shteti. Scoop-i i zbardhjes së një pushteti imoral, arrin qëllimin e tij. Vajza para garantuesve të drejtësisë së vendit rrëfen zbardhjen e skandaleve të tjera politiko-elekotrale e prova në telefonin e saj.
Provat merren, vajza dënohet për prostitucion, ndërsa ata punëdhënësit që përdorin femrën si një plackë shitje tregu nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.
Thelbi i kësaj ngjarje hedh në diskutim dy cështje të rëndësishme të deontologjisë së medias; kodin etik e misionin e profesionit, të vërtetën.
Kodi etik dhunohet qysh në momentin e punësimit të një femre për të shitur trupin e saj e quhet shfrytëzim, dhe e vërteta përdoret jo në interes të publikut, por sipas dëshmisë së vajzës, si mjet shantazhi e shkëmbimi për interesa politike.
Por vë në alarm dhe një cështje të rëndësishme të drejtësisë shqiptare; Pandëshkueshmërinë, përdorimin e drejtësisë në interes të pushtetit e politikës si dhe anshmërinë e gjykimit ku unaza më e dobët e një ngajrje dënohet, ndërsa ata të fortët, tutorët, paponët nuk i hyn gjëmb në këmbë.
E ngjarja bëhet më e rëndë kur organi më i rëndësishëm i ngritur për të garantuar ndëshkueshmërinë e drejtësinë e krimeve të rënda sic janë ato politike korruptive, dënon për prositucion atë që u shfrytëzua dhe u përdor në shërbim të kësaj afere.
E për ata punëdhënësit, autorët e programit, kryeredaktorët e të gjithë unazat e tjera të kësaj ngarje që kanë bashkëpunuar dhe në skandalet e tjera që rrëfen Kaci, si në bashkinë e Kavajës. Roskovecit, nuk u protokolluar asnjë fjalë, asnjë hetim, asnjë sekuestrim telefonash, emalish, provash e as nuk u bë publile asnjë komunikim zyrtar i Prokurorisë, i detyrueshëm në një mega skandal të tillë.
Përshtypje që krijohet është se jemi përballë jo vetëm të një sistemi papon ngritur nga një emision televiziv për interesa privato politike, por dhe të një “SHTETI PAPON” që komandohet nga pushteti i të fortëve që qeverisin.
Si një ushqim për gjykime morale Alma Kaci u hodh në detin e social e ata “paponët” ulur në zyrat e tyre kush në studiot televizive e kush në zyrat me peshoren e shpatën e drejtësisë në faqet e kodit penal, apo me zhgarrravinat mbi dekret ligje ngjitur me vinovil në mure.
Urdhëri i gazetarëve shqiptarë, shoqatat mediatike kombëtare, dhe organizatat mediatike ndërkombëtare heshtin.
U takon të jenë pala akuzuese në Spak ndaj një emisioni mediatik që ka përlyer e dhunuar profesionin për të cilin janë ngritur.